Ndërlidhjet

KB: Diplomatët braktisën sallën kur fliste Ahmadinexhad



Delegacionet nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera e kanë lëshuar sallën e Asamblesë së Përgjithshme të KB, pasi presidenti i Iranit, Mahmud
Ahmadinexhad sugjeroi në një fjalim se sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001 në Shtetet e Bashkuara, mund të kenë qenë të orkestruara nga elementë brenda qeverisë amerikane.

Madje para se Ahmadinexhad ta përfundonte fjalimin gjysëm orësh, misioni amerikan në OKB lëshoi një deklaratë ku i dënoi komentet e liderit iranian, duke i quajtur “teori konspirative të kota dhe dokrra antisemitike”.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama i ka parë komentet si tejet fyese.

Kryediplomatja e BE-së Ketrin Eshton i ka quajtur komentet “të papranueshme”.

Në fjalimin e tij, Ahmadinexhad tha se segmente në qeverinë amerikane mund të kenë qenë të përziera në kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit, me qëllim që të përmirësohet ekonomia amerikane, të rritet ndikimi i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe të sigurohet mbijetesa e Izraelit.
XS
SM
MD
LG