Ndërlidhjet

Nju Jork: Pakistanezja dënohet me 86 vjet burg



Një shkencëtare pakistaneze është dënuar në SHBA me 86 vjet burg, që praktikisht është dënim i përjetshëm, për vrasje të qëllimshme të oficerëve amerikanë në Afganistan.

Afia Sidiki, 38 vjeç, neurologe e trainuar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, u dënua të enjten nga një gjykatës në Nju Jork.

Gjatë seancës dëgjimore, Sidiki u kërkoi përkrahësve të vet që ta marrin me qetësi ndëshkimin e saj dhe të mos kryejnë akte të dhunës në përpjekje për lirimin e saj.

Lajmet për dënimin shkaktuan protesta antiamerikane në Pakistan, në qytetet Peshauar dhe Karaçi, ku jetonte Sidiki.
XS
SM
MD
LG