Ndërlidhjet

Sejdiu takon presidentin Obama


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, është takuar të mërkurën me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Në komunikatën e presidencës në Prishtinë thuhet se “presidenti Obama e ka ritheksuar përkushtimin e SHBA-ve ndaj Kosovës”.

“Do të jemi me ju, do t’ju përkrahim në vazhdimësi”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Takimi është realizuar në kuadër të pritjeve tradicionale vjetore që presidenti Obama i organizon për liderët e shteteve.

Gjatë këtij takimi, “presidenti Sejdiu e falënderoi presidentin Obama për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG