Ndërlidhjet

Zbulohet një kryevepër e Brygelit


Galeria e arteve Prado njofton se restauruesit spanjoll kanë gjetur një kryevepër të panjohur të piktorit flaman, Piter Brygel, i vjetri. Piktura e zbuluar daton nga shekulli i 16-të.

Pas muajve të tërë të punimeve restauruese,ekspertët e PRADO-s kanë zbuluar nënshkrimin e Brygelit. Në këtë pikturë janë të vizatuar rreth 100 njerëz që festojnë prodhimin e verës së parë të sezonës në festivalin e San Martinit në Holandë.

Piktura ka qenë pronë e një koleksioni spanjoll, pronarët e të cilit kanë dashur ta shesin dhe për këtë arsye e kishin sjellur në muze për restaurim.

Ata nuk e dinin që piktura ishte punim i Brygelit, patriarku i një dinastie flamane në Holandë që prodhonte piktura. Brygeli ka qenë i njohur për pikturimin e peisazheve dhe përshkrimin e jetës së fshatit.

Prado tani është në negociata me pronarët që të blejë këtë punim, megjithatë një minister në Spanjë ka refuzuar që të thotë se sa është i gatshëm shteti spanjoll të paguaj për pikturen e zbuluar.
XS
SM
MD
LG