Ndërlidhjet

Diplomatët braktisën sallën teksa fliste Ahmadinexhadi

  • RFE /RL

OKB

OKB

Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera e kanë lëshuar sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasi presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, sugjeroi në një fjalim se sulmet terroriste të 11 Shtatorit, 2001, në SHBA, mund të kenë qenë të orkestruara nga elemente brenda Qeverisë amerikane.

Madje, para se Ahmadinexhad ta përfundonte fjalimin gjysmë-orësh, misioni amerikan në OKB lëshoi një deklaratë, ku i dënoi komentet e liderit iranian, duke i quajtur “teori konspirative të kota dhe dokrra antisemitike”.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama i ka parë komentet si tejet fyese.

Kryediplomatja e BE-së, Kethrin Eshton, i ka quajtur komentet “të papranueshme”.

Në fjalimin e tij, Ahmadinexhad tha se segmente në Qeverinë amerikane mund të kenë qenë të përziera në kryerjen e sulmeve të 11 Shtatorit, me qëllim që të përmirësohet ekonomia amerikane, të rritet ndikimi i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe të sigurohet mbijetesa e Izraelit.


XS
SM
MD
LG