Ndërlidhjet

Kozmos: Kthimi në Tokë shtyhet për një ditë


Kthimi në Tokë i tre astronautëve nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë, është shtyrë për së paku një ditë, për shkak të një problemi me procedurën e shkëputjes së anijes kozmike Sojuz.

Zyrtarët thonë se shkëputja nga stacioni, i paraparë për mëngjesin e sotëm, ishte përshkruar me probleme lidhur me funksionimin e disa pajisjeve të sistemit të fiksimit.

Për këtë arsye anija Sojuz, me dy astronautë rusë dhe një amerikan, pritet që të ateroj në një bazë në Kazakistan, gjatë ditës së nesërme, nëse problemi evitohet.

Të tre kozmonautët, prej muajit prill, ishin në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe kryesisht punonin në eksperimente shkencore.
XS
SM
MD
LG