Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Vazhdon kërkimi në varrezën masive afër Rashkës


Autoritetet e Serbisë e kanë zgjatur kërkimin për varrezën masive, në të cilën mendohet se gjenden traupat e afro 250 shqiptarëve të Kosovës, përkundër hetimeve të para, që nuk dhanë fryt.

“Ne kemi vazhduar me hetime në vendin Rashka-Rudnica, duke marrë mostra të reja dheu nën ndërtesë dhe nga themeli i vetë ndërtesës”, tha një zëdhënës i Zyrës së prokurorit të Serbisë për krime të luftës.

Sipas tij, rezultatet e testeve të mostrave të dheut ende po priten.

Autoritetet e Beogradit dhe misioni EULEKS në Kosovë, i kishin filluar hetimet në këtë hapësirë, pasi dëshmitarët e kishin paraqitur atë si varrezë masive.

Mendohet se në të gjenden mbetjet e së paku 250 shqiptarëve nga Kosova, të vrarë nga forcat e Serbisë gjatë konfliktit 1998-1999.

Hetimet filluan në qershor të këtij viti, por analizat e para të dheut nuk treguan dëshmi për mbetje njerëzore.

AFP-ja mëtutje raporton se gjatë konfliktit në Kosovë, forcat nën komandën e Sllodoban Millosheviqit, i kishin lëvizur mbetjet civile nga Kosova, në fund të luftës, dhe i kishin rivarrosur ato në një numër të vendeve në Serbi, me qëllim të fshehjes së krimeve të luftës.
XS
SM
MD
LG