Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës kundër NATO-s, u vra një fëmijë


Policia e Afganistanit njoftoi se nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë, kundër konvojit ushtarak të NATO-s, është vrarë një fëmijë dhe janë plagosur disa persona të tjerë.

Një komandant lokal i policisë, tha se sulmuesi e aktivizoi eksplozivin në makinën e tij, në një autostradë në provincën veriore Balkh, derisa po afrohej Konvoji i NATO-s.

Sulmin e sotëm e ka konfirmuar edhe Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, por tha se nga ky sulm nuk ka pasur viktima ushtarake.
XS
SM
MD
LG