Ndërlidhjet

logo-print

Gaza: Raporte për vrasjen e një peshkatari nga forcat izraelite


Palestinezët thonë se marina e Izraelit ka shtënë kundër një anijeje palestineze në pjesën veriore të Rrripit të Gazës, me ç’rast është vrarë një peshkatar.

Ushtria izraelite tha se peshkatari nuk e kishte respektuar urdhërin për tu kthyer prapa.

Anijet e marinës izraelite, që e ruajnë bllokadën e Rripit të Gazës, të administruar nga Hamasi, pothuajse rregullisht i godasin peshkatarët palestinezë, duke i parandaluar ata që të largohen shumë nga bregdeti.

Izraeli thotë se bllokada ka për qëllim parandalimin e kontrabandimit të armëve për grupin islamist dhe sulmet nga deti të palestinezëve kundër territorit izraelit.
XS
SM
MD
LG