Ndërlidhjet

AKP-ja ndëshkon katër ndërmarrje


Hoteli Grand gjatë restaurimit
Hoteli Grand gjatë restaurimit

Disa nga ndërmarrjet shoqërore, të privatizuara me spin-off special, nuk i kanë përmbushur obligimet për investime dhe punësim. Lidhur me këtë çështje, Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka vendosur t’i ndëshkojë katër ndërmarrje, të cilat nuk i kanë përmbushur obligimet e kërkuara.


Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka vendosur që t’i ndëshkojë katër ndërmarrje shoqërore, të cilat janë privatizuar me metodën e spin off-it special, por që nuk kanë arritur t’i përmbushin obligimet e kërkuara nga autoritetet kompetente.

Në mesin e këtyre katër ndërmarrjeve, gjendet edhe Hoteli “Grand” i

Ndryshe, metoda e spin off-it special nënkupton mosndryshimin e veprimtarisë së ndërmarrjeve.

Dino Asanaj, udhëheqës i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, tha se agjencia do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në mënyrë që të inkasojë ndëshkimet financiare në baza mujore për diferencën e papërmbushur të zotimeve.

“Sa i përket katër ndërmarrjeve me spin off special, kemi vendosur ekzekutimin e penaltive për mospërmbushje të zotimeve. Ne kemi shqyrtuar gjendjen e katër ndërmarrjeve të privatizuara me metodën e spin off-it special, siç është Hoteli Grand, Fabrika e Duhanit në Gjilan “Tobako”, dy minierat e magnezit, ajo e Stezovcit dhe e Goleshit, të cilat nuk i kanë përmbushur kushtet e kontratës se nënshkruar”.


“Pasi kemi konstatuar mospërmirësim të situatës, po vazhdojmë me aplikimin e ndëshkimeve, e që deri në fund të muajit gusht kanë arritur shumën rreth 20 milionë euro”,
tha Asanaj.

Ndryshe, këto ndërmarrje rrezikohet që t’i nënshtrohen procesit të ri-privatizimit. Por, problem në këtë aspekt mbetet çështja se metoda e spin off-it special është shuar me shuarjen e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit.

Lidhur me këtë, Dino Asanaj tha:

Agjencia nuk zbaton spin off-e speciale dhe janë probleme të kontratave. Kontrata janë të draftuara me ligjin anglez. Ne jemi në proces që të marrim interpretimin dhe deri më tash është vepruar në bazë të kushteve të kontratës”.

“Në bord është duke u diskutuar dhe do të vazhdojë diskutimi rreth asaj se si të jemi më të efektshëm rreth zgjidhjes së problemeve të spin off-eve speciale, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj”.


Në anën tjetër, Haxhi Arifi, udhëheqës i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), theksoi është pritur falimentimi i ndërmarrjeve të privatizuara përmes procedurës së spin off-it special, pasi, sipas tij, kjo metodë ka qenë e gabuar që nga fillimi

Megjithatë, Arifi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Bordit të AKP-së, sqaron se në bazë të ligjit aktual, bordi ka të drejtë të vërë kushte të caktuara për riprivatizim.

“Nuk i kemi ikur termit spin off special, me kushte dhe pa kushte është në ligj, dhe unë mendoj se për këto ndërmarrje bordi ka të drejtë të vendosë kushte, nëse ato ndërmarrje faktikisht dështojnë”,
sqaroi Arifi.

Që nga viti 2005, kur edhe është bërë privatizimi i parë me këtë metodë, e deri më tani, janë shitur gjithsej 24 ndërmarrje, por shumica prej tyre nuk i kanë përmbushur zotimet për investime dhe punësim.

Ndryshe, pronarëve të ndërmarrjeve të dështuara, nuk do t’u kthehet shuma e mjeteve që kanë blerë ndërmarrjen, por as ato që kanë investuar deri në momentin e dështimit të kompanisë.
XS
SM
MD
LG