Ndërlidhjet

Obama: Komentet e Ahmadinexhadit – urrejtje dhe fyerje


Presidenti amerikan, Barak Obama, sot i ka dënuar komentet e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, për sulmet e 11 shtatorit 2001, duke i vlerësuar si “urrjejte, të patolerueshme dhe fyese”.

Zoti Ahmadinexhad mbrëmë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjatë fjalimit të tij, ka shkaktuar mospjatime të thella, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve e braktisën seancën kur presidenti iranian tha se shumë njerëz besojnë se qeveria amerikane i orkestroi sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Pos, delegacionit të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, në atë moment, nga salla u larguan edhe delegacionet e Australisë, Zelandës së Re, Kanadasë dhe Kosta-Rikës.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se sulmet e 11 shtatorit 2001, me aeroplana të rrëmbyer, nga të cilat u vranë afro 3 mijë vetë, ishin ndërmarrë nga operativistët e rrjetit al-Kaida, që udhëhiqet nga Osama bin Laden.
XS
SM
MD
LG