Ndërlidhjet

logo-print

Vjenë: ANEB e refuzon rezolutën arabe për Izraelin


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), e ka hedhur poshtë sot rezolutën arabe, e cila bënte thirrje që Izraeli t’i bashkohet Marrëveshjes për Moszgjerim.

Në Asamblenë prej 151 anëtarëve të ANEB-it, 51 vota ishin kundër propozim rezolutës, 46 për dhe 23 abstenime. Të tjerët nuk ishin të pranishëm.

Përfaqësuesit arabë argumentonin se arsenali i presupozuar bërthamor i Izraelit, e kërcënon paqen rajonale dhe stabilitetin.

Izraeli më herët i ka tërhequr vërejtjen ANEB-it se përpjekja arabe për sulm ndaj Izraelit mund të sjellë “dështim fatal” për bashkëpunimin e së ardhmes për rritjen e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga shtetet arabe tërheqjen e rezolutës jo obliguese, duke thënë se mund t’i pengoj përpjekjet e gjëra për ndalimin e armatimit atomik në Lindjen e Mesme dhe mund të dërgoj sinjal negativ për ripërtitjen e bisedimeve paqësore izraelito – palestineze.
XS
SM
MD
LG