Ndërlidhjet

Vriten mbi 30 militantë afganë



Dy nga ushtarët e forcës shumëkombëshe në Afganistan janë vrarë, njoftojnë burimet e NATO-s në terren. Të njëjtat burime theksojnë se ushtarët humbën jetën nga një mjet shpërthyes i vendosur në rrugë, por nuk kanë dhënë detaje.

Në të tjera zhvillime më shumë se 30 kryengritës u vranë gjatë luftimeve me forcat e koalicionit në lindje të Afganistanit. Forcat e NATO-s kanë kapur një komandant të militantëve, i cili kishte lidhje me sulmet ndaj zyrtarëve afganë gjatë fundjavës së kaluar, kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme në Afganistan.
XS
SM
MD
LG