Ndërlidhjet

Klinton takohet me Abasin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, është takuar me Presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas ndërsa po rriten shqetësimet për krizë në bisedimet e filluara për paqe në mes të palestinezëve dhe izraelitëve.

Ky takim po mbahet pasi përfaqësuesit palestinez po kërcënojnë që të tërhiqen nga negociatat nëse Izraeli nuk e vazhdon bllokimin e ndërtimit të kolonive të reja hebreje në Bregun Perëndimor.

Asistenti i Sekretares së Shtetit, Xhefri Feltman, ka thënë se zyrtarët amerikan i kanë kërkuar Izraelit që të vazhdojë bllokimin e ndërtimit të kolonive, ndërsa palestinezëve iu është bërë me dije që është në interes të tyre të vazhdojnë negociatat.

Pas takimit me Klinton, Abas ka thënë se bisedimet e nisura në Uashington “nuk kanë sjellur asgjë të re deri më tash”, ndërsa ka paralajmëruar që me sekretaren amerikane do të takohet edhe gjatë të shtunës.

Abasi gjithashtu pritet që t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më pasditen e së shtunës.
XS
SM
MD
LG