Ndërlidhjet

Iran: Virusi kompjuterik i shkakton kokëçarje centralit bërthamor


Mediat iraniane raportojnë se agjencia bërthamore po tenton që të shkatërrojë një virus kompjuteri me të cilin është infektuar teknologjia e industrisë bërthamore dhe se ka rrezik që ky virus të afektojë tërë centralin bërthamor.

Agjencia e lajmeve ISNA ka thënë se ekspertët bërthamor të Iranit janë takuar gjatë javës që të diskutojnë si të largohet virusi i titulluar STUXNET i cili ka mundësi që të marrë nën kontroll sistemin punues të brendshëm të centralit bërthamor.

Ekspertët në Gjermani e kishin zbuluar virusin në fjalë në korrik dhe që nga ajo kohë me të është dashur të përballen Irani, Indonezia, India dhe SHBA-të. Mediat ndërkombëtare kanë spekuluar se virusi në fjalë ka pasur për qëllim që të shkatërrojë centralin e parë bërthamor të Iranit i cili do filloi punën në tetor.
XS
SM
MD
LG