Ndërlidhjet

Amerikania e liruar nga Irani takohet me Ahmedinexhadin


Amerikania, Sara Shurd, e cila është liruar nga autoritetet iraniane një vit pasi u mbajt e burgosur në Teheran, ka takuar Presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad në Nju Jork.

Gjatë takimit ajo ka kërkuar nga Ahmedinexhadi lirimin edhe të dy amerikanëve që vazhdojnë të mbahen në të njëjtin burg të Iranit.

Shurd ka njoftuar se ajo së bashku me nënen e saj u takuan me udhëheqësin iranian në qytetin e Nju Jorkut ku Ahmedinexhad po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Amerikania i tha televizionit ABC se “takimi ishte i mirë” ndërsa pranimin e kërkesës për takim nga ana e Presidentit iranian e quajti “veprim zemërmirë”.

Sara Shurd është liruar nga burgu Evin i Teheranit në fillim të këtij muaji ndërsa ajo vazhdon të kërkojë lirimin e të fejuarit të saj, Shejn Bauer dhe mikut të përbashkët, Xhosh Fatal. Të tre ishin arrestuar në fund të korrikut të 2009-ës nga autoritetet iraniane në kufirin e Iranit me Irakun ku ata ishin për alpinizëm.
XS
SM
MD
LG