Ndërlidhjet

Pakistan: Lirohen personat e dyshuar per terrorizem


Një gjykatë pakistaneze ka liruar nga akuzat tre persona që konsideroheshin si autorë të një sulmi me veturë bombë në afërsi të Ambasadës daneze në vitin 2008 në Islamabad.

6 persona ishin vrarë dhe gati 30 veta janë plagosur pasi shpërthimit të asaj veture bombë. Sulmi thuhet se është bërë si hakmarrje ndaj karikaturave të Profetit Muhamed që janë botuar nga gazetat daneze në vitin 2005.

Prokurorët thonë se ata do të bëjnë apel brenda 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG