Ndërlidhjet

Tadiç: Hillari Klinton viziton Beogradin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në tetor do të qëndroj për vizitë në Beograd, ka deklaruar mbrëmë vonë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.
Duke folur për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Tadiç ka thënë se ky dialog duhet të hapë perspektiva të reja për serbët dhe shqiptarët e Kosovës.
“Nuk synojmë që si vend të kthehemi në gjendjen politike që ishte viteve të 90-ta, por zgjidhja nuk është që njëra palë – shqiptarët e Kosovës të fitojnë të gjitha, ndërsa Serbija të humbë të gjitha”, ka thënë Tadiç.
Ai ka pohuar se në Nju Jork ka biseduar me zyrtarët e Bashkimit Evropian rreth integrimeve evropiane dhe se qëllim i Serbisë është që deri në vitin 2012 të filloj bisedimet për hyrje në BE.
XS
SM
MD
LG