Ndërlidhjet

Izraelitët pëlqejnë komentet e Kastros


Liderët e Izraelit po e lavdërojnë ish udhëheqësin kubanez, Fidel Kastro për përkrahjen e dhënë Izraelit në disa prej intervistave të tij të fundit. Zyra e Presidentit të Izraelit, Shimon Peres, i ka dërguar një letër personale Kastros duke e falenderuar për deklarimet e tij, letër kjo që së fundi u botua edhe në revistën amerikane, The Atlantic.

Kryeministri Benxhamin Netanjahu gjithashtu i ka pëlqyer komentet e fundit të Fidel Kastros.

Komentet pozitive të Kastros për Izraelin janë të rralla pasi ish udhëheqësi kubanez ka përkrahur gjithmonë palestinezët ndërsa ka qenë jo pak kritik ndaj politikave të Izraelit.

Në një nga intervistat e fundit, Kastro, ka kritikuar Presidentin e Iranit, Mahmud Ahmedinexhad pasi ky i fundit ka mohuar holokaustin ku 6 milion hebre u vranë nga forcat naziste të Luftës së Dytë Botërore. Lideri komunist gjithashtu ka thënë se Izraeli ka të drejtë të ekzistojë si shtet i popullit hebre.
XS
SM
MD
LG