Ndërlidhjet

Asgjësohet telefonia fikse dhe mobile e Telekomit të Serbisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Mediat e Beogradit kanë bërë të ditur se “punëtorët e Telekomit të Kosovës dhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga mëngjesi i sotëm kanë nisur të shkatërrojnë stacionet bazë të telefonisë fikse dhe mobile të Telekomit të Serbisë gjithandej në Kosovë, ku jetojnë serbët.

Gazeta “Blic” citon zyrtarin e Telekomit të Serbisë në Kosovë, Ilia Ivanoviq, të ketë deklaruar se është shkatërruar telefonia fikse në Anamoravë dhe telefonia mobile në Kosovën Qendrore.

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se mënjanimi ose shkatërrimi i stacioneve bazë të Telekomit të Serbisë në Kosovë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm.

Ivanoviq ka thënë se përfaqësuesit e “disa vendeve në Prishtinë” mbështesin vendimin për shkatërrimin e stacioneve bazë të Telekomit të Serbisë në Kosovë dhe se shqiptarët këtë aksion “nuk janë duke e bërë vetëm”.

“Kjo dëshmon se bashkësia ndërkombëtare nuk është unike në vlerësimin e gjendjes dhe masave që duhet ndërmarrë për këtë pjesë të Ballkanit perëndimor”,
ka thënë Oliver Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG