Ndërlidhjet

A do vazhdojnë bisedimet izraelito - palestineze?


Lideri palestinez, Mahmud Abas ka arritur në Paris të dielën për bisedime me udhëheqës lokal hebre për të intesifikuar përpjekjet diplomatike që të vazhdohet tutje me bisedimet për paqe ne mës të Izraelit dhe palestinezëve.

Abasi rregullisht është kërcënuar me largim nga bisedimet me Izraelin që filluan më pak se një muaj më parë. Kërcënimi i Abasit bëhet realitet nëse Izraeli nuk e vazhdon bllokimin e ndërtimit të kolonive të reja hebreje në Bregun Perëndimor, rajon ky që kërkohet nga palestinezët për shtetin e tyre të ardhshëm.
Megjithatë, Abasi në një intervistë për gazetën arabe, Al Hajat, tha se ai nuk do t’i ndalonte bisedimet menjëherë nëse bllokimi i ndërtimit të kolonive përfundon pa ndonjë vendim të ri.

SHBA-të kanë mbajtur me hëret bisedime ndaras me palestinezët dhe izraelitët për këtë qëllim. Abasi do të takohet edhe me Presidentin dhe Kryeministrin e Francës, Nikolas Sarkozi dhe Fransua Fillo të hënen.

Një deklaratë e organizatës, “Human Rights Watch”, e bërë publike të dielën, i bënë thirrje Izraelit që bllokimin e ndërtimit të kolonive hebreje në Bregun Perëndimor ta kthejë në vendim “të përhershëm dhe total.”
XS
SM
MD
LG