Ndërlidhjet

Klaus kritikon BE-në për euro-n dhe centralizimin


Monedha e përbashkët – euro, do të mund të funksiononte si valutë e përbashkët e vetëm 6 deri 7 vendeve, ka deklaruar presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, dhe ka shtuar se “nuk beson në arsyeshmërinë e vendimit që 16 vende evropiane të kenë një valutë”.
Ai ka përsëritur kritikat në llogari të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ka kritikuar centralizimin e tepruar dhe bartjen e kompetencave nga nivelet kombëtare në Bruksel.
“Tentimet për të drejtuar me gjithë vendin dhe ekonominë nga lartë, kanë përjetuar disfatë dhe këtë e di secili”, ka thënë Klaus, duke përkujtuar modelin e centralizuar komunist të ekonomisë.
XS
SM
MD
LG