Ndërlidhjet

Ndërtimi i kolonive hebreje do të vazhdojë


Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu, iu ka bërë thirrje të dielën izraelitëve në Bregun Perëndimor që të “shfaqin përmbajtje” pas kalimit të kohës së bllokimit të ndërtimit të kolonive të reja në atë zonë.

Ka kohë që liderët botërorë bëjnë thirrje e disa protestojnë kundër vazhdimit të ndërtimit të kolonive hebreje në zonën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

Udhëheqësi i autoritetit palestinez, Mahmud Abas, është kërcënuar që nëse vazhdon ndërtimi i këtyre kolonive atëherë ai tërhiqet nga bisedimet për paqe.

Apelit për mos vazhdimin e ndërtimit të kolonive hebreje iu është bashkuar edhe Presidenti amerikan, Barack Obama, mirëpo izraelitet megjithatë duket se nuk do të pranojnë vazhdimin e bllokadës.

Mbi 430 mijë izraelit jetoojnë në 100 koloni të ndërtuara në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor. Kjo pjesë e territorit i takonte Jordanisë deri në vitin 1967 kur Izraeli arriti që me luftë ta marrë nën kontroll.
XS
SM
MD
LG