Ndërlidhjet

logo-print

Hungaria do fokusohet tek romët gjatë presidencës së BE-së


Sekretari Shtetëror hungarez për Çështje të BE-së, Eniko Xhiori, ka thënë të dielën se vendi i tij do e shfrytëzojë kohën sa do jetë udhëheqës i Presidencës së BE-së duke u fokusuar në integrimin e romëve dhe përmirësimin ekonomik.

Franca së fundi është kritikuar ashpër për vendimin e saj që ktheu me forcë mijëra romë në Rumani dhe Bullgari.

Xhiori e ka pranuar se dhe vendi i tij, Hungaria, e ka pasur mjaft të vështirë që të integrojë komunitetin prej 700 mijë romëve. Megjithatë sipas sekretarit shtetëror hungarez për çështje evropiane, BE duhet patjetër të fokusohet në këtë temë duke e bërë atë në bazë të “përfshirjes sociale e jo në bazë të etinicitetit.”

Hungaria do e marrë përsipër presidencën e radhës së BE-së në janar të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG