Ndërlidhjet

"STUXNET" nuk bëri dëme të mëdha në Iran


Agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit, IRNA ka cituar menaxherin e e projektit bërthamor të Iranit, Mahmud Xhafari, duke thënë se sistemi kompjuterik bërthamor nuk është dëmtuar nga një virus i cili ka infektuar shumë programe kompjuterike të këtij vendi.

Ndërkaq Ministri i Telekomunikacionit të Iranit, Reza Takipur, ka thënë se virusi tashmë i njohur me emrin, “STUXNET” ka konfirmuar gjithashtu se “kompjuterët qeveritar nuk janë dëmtuar seriozisht nga virusi në fjalë.”

Autoritetet kanë njoftuar më parë se Irani ka identifikuar reth 30 mijë ofrues interneti si të infektuar me këtë virus. Sipas vlerësimeve zyrtare, shteti islamik gjendet në mesin e një “lufte elektronike”.
STUXNET është ndërtuar në atë formë që të sulmojë dobësitë në sistemin e Simensit që shfrytëzohet për të menaxhuar termocentralet dhe pajisje të tjera.
XS
SM
MD
LG