Një nga liderët e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se me shkyçjen e Telekomit të Serbisë në Kosovë, autoritetet në Prishtinë po minojnë përpjekjet e Bashkimit Evropian për të nisur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mbetet të shihet se si do të reagoj BE-ja ndaj këtij provokimi, por udhëheqja në Prishtinë duhet të jetë e vetëdijshme dhe përgjegjëse për investimet që Bashkimi Evropian i ka bërë në Kosovë”, ka thënë Rada Trajkoviq për radion KiM.
Rangjell Nojkiq, një lider tjetër i serbëve të Kosovës, ka deklaruar se pas aksionit të autoriteteve të Kosovës, pa rrjet të telefonisë mobile kanë mbetur serbët në pjesën qendrore e lindore të Kosovës dhe Brezovicë, ndërsa shumica në Kosovën qendrore kanë ngelur edhe pa telefoni fikse.