Ndërlidhjet

Raportet: Hillari Klinton në tetor viziton Beogradin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitoj Beogradin më 12 tetor, raporton shtypi i sotëm beogradas.

Me këtë rast theksohet se ajo do të takohet me presidentin Boris Tadiq dhe me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiq.

E përditshmja Veçernje Novosti shkruan se mund të pritet që zyrtarët e Serbisë me zonjën Klinton, do të bisedonin për modalitetet e dialogut të ardhshëm Serbi – Kosovë dhe për rrugën evropiane të Serbisë.

E përditshmja tjetër Danas, raporton se në kuadër të një turneu rajonal, zonja Klinton, para vizitës në Beograd, do të qëndroj edhe në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG