Ndërlidhjet

Izrael: Përfundoi ngrirja për ndërtime në Bregun Perëndimor


Moratoriumi i pjesërishëm i Izraelit për ndërtime në Bregun Perëndimor të okupuar, ka përfunduar mbrëmë në mesnatë.

Disa minuta pasi vendimi për ngrirje kishte skaduar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka kërkuar nga presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, që t’i vazhdoj “bisedat e sinqerta”, për arritjen e marrëveshjes së paqes, brenda një viti.

Lideri izraelit u ka rezistuar thirrjeve të presidentit amerikan, Barak Obama, për vazhdimin e ngrirjes së ndërtimit, por Uashingtoni tha se po përpiqej që të siguronte vazhdimin e negociave ndërmjet dy palëve, pavarësisht nga vendimi izraelit.

Mahmud Abas ishte kërcënuar se do të tërhiqej nga bisedimet, nëse tërhiqet vendimi për vazhdimin e ndërtimit në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG