Ndërlidhjet

Londër: Në Afganistan është rrëmbyer një shtetase britanike


Ministria e jashtme e Britanisë ka njoftuar se një punëtore humanitare britanike, që punonte për agjencinë USAID, është rrëmbyer në Afganistan.

Ministria tha se kjo britanike, së bashku me tre afganë, ishte rrëmbyer dje në provincën verilindore, Kunar.

Shefi i policisë në Kunar tha se oficerët i kishin ndjekur rrëmbyesit dhe kishin shkëmbyer zjarr me ta, por megjithatë ata kishin arritur të iknin.
XS
SM
MD
LG