Ndërlidhjet

Afganistan: Nga shpërthimi – u vranë dy ushtraë të NATO-s


NATO-ja thotë se dy pjesëtarë të saj janë vrarë nga një pajisje e improvizuar shpërthyese në pjesën jugore të Afganistanit.

Nuk janë dhënë detaje të tjera, për këtë sulm, i cili ndodhi mbrëmë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se me këto dy vrasje, numri i ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan këtë vit, arriti në 530, duke u bërë viti më vdekjeprurës deri tash në luftën në Afganistan.

NATO-ja, poashtu, ka njoftuar se trupat e saj kanë vrarë dy civilë në një motoçikletë, pasi ata kishin refuzuar të ndaleshin, derisa po vozitnin drejt barrierës së sigurisë.

Aleanca ka refuzuar çdo mundësi për keqveprim në këtë vrasje, që ndodhi në provinën Helmand.

Viktimat civile në Afganistan janë burim i tensioneve ndërmjet qeverisë së Afganistanit dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG