Ndërlidhjet

Venezuelë: Partia e Çavezit i fitoi zgjedhjet parlamentare


Zyrtarët zgjedhorë në Venezuelë thanë sot se Partia Socialiste e presidentit Hugo Çavez, ka fituar shumicën në parlament, në zgjedhjet që u mbajtën dje.

Ka paralajmërime që tregojnë se opozita ka fituar një të tretën e ulëseve.

Megjithqë ende nuk janë numëruar të gjitha votat, presidenti i Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena, tha se Partia Socialiste ka fituar së paku 90 ulëse në Parlamentin prej 165 vendesh.

Kundërshtarët e presidentit Hugo Çavez, kishin shpresuar për ta ndërprerë monopolin e tij të gjatë në Asamblenë Kombëtare.
XS
SM
MD
LG