Ndërlidhjet

Australi: Tre ushtarë akuzohen për vrasje në Afganistan


Tre ish ushtarë të Australisë, që kanë shërbyer në Afganistan, do të akuzohen për vrasje.

Kryeprokurori usharak i Australisë tha se të tre ushtarët ishin pjesë e forcave speciale, të involvuara në një operacion, nga i cili gjashtë civilë mbeten të vrarë, ndërsa katër të tjerë të plagosur. Ky operacion kishte ndodhur në shkurt të vitit të kaluar në Afganistan.

Australia i ka afro 1500 trupa në Afganistan, përfshirë edhe 200 pjesëtarë të forcave speciale dhe afro 1 mijë trupa, me bazë në provincën Uruzgan, që punojnë në rikonstruktim dhe trajnim të ushtrisë afgane.
XS
SM
MD
LG