Ndërlidhjet

Pekin: Vazhdon vizita e presidentit rus në Kinë


Vizita e delegacionit të Rusisë në Kinë, e kryesuar nga presidenti Dmitri Medvedev, sot ka hyrë në ditën e dytë. Kjo vizitë triditëshe është e fokusuar në bashkëpunimin energjetik.

Presidenti i Kinës, Hu Jintao, dhe ai i Rusisë, Dmitri Medvedev, E mbajtën sot një konferencë për shtyp në Pekin.

Me këtë rast, presidenti Kinez, tha:

“Të dy palët kanë shprehur synimin për thellimin e aksioneve strategjike në punët rajonale dhe ndërkombëtare, duke e mbrojtur balancën dhe stabilitetin e strategjisë ndërkombëtare, duke promovuar ripërtritjen e tërësishme të krizës ekonomike dhe rritje stabile të ekonomisë botërore”, tha Hu Jintao.

Rusia është prodhuesi më i madh i energjisë, ndërsa Kina është konsumuesi më i madh botëror i energjisë.
XS
SM
MD
LG