Ndërlidhjet

Japonia kërkon dëmshpërblim nga Kina



Japonia do të kërkojë nga Kina dëmshpërblim për dëmtimin e dy barkave patrulluese në përplasjen me anijen kineze në ujërat e kontestuar, njoftoi qeveria në Tokio.

Përplasja e anijeve në fillim të këtij muajui shkaktoi krizën më të rëndë diplomatike midis dy vendeve në vitet e fundit.

Japonia e arrestoi kapitenin e anijes kineze, të cilin pas dy javësh e liroi.

Kryeministri japonez Naoto Kan tha se kapiteni u lirua për t'i avancuar marrëdhëniet me Kinën, të cilat janë në interes të dyanshëm.
XS
SM
MD
LG