Ndërlidhjet

Prapë tensione në mes Armenisë dhe Azerbejxhanit



Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit ka njoftuar se një ushtar i këtij vendi ka humbur jetën gjatë luftimeve në zonën problematike të Nagorni Karabakut. Në këtë zonë kufitare në mes të Azerbejxhanit dhe Armenisë janë rritur tensionet së fundi.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se ushtari 21 vjeçar është vrarë me armë zjarri pasi forcat armene sulmuan një nga pozicionet e Azerbejxhanit.

Rritja e tensioneve në muajt e fundit ka lënë të vrarë 18 ushtarë të të dy shteteve.

Ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe diplomatët perëndimor kanë shprehur shqetësimet e tyre për shkak të dhunës në rritje në këtë zonë.

Nagorni Karabak ka qenë territor i Azerbajxhanit deri në fillim të 90-ve kur kontrollin e morrën seperatistët armenë. Ajo luftë pati si pasojë vrasjen e rreth 30 mijë personave.
XS
SM
MD
LG