Ndërlidhjet

Pakistani udhëheqë me IAEA


Pakistani e ka marrë përsipër udhëheqjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Berthamore. Agjencia është organ i OKB-së, dhe luan rolin e inspektoriatit që verifikon rrespektimin e rregullave të përcaktuara ndërkombëtare nga shtete të ndryshme që posedojnë centrale bërthamore.

Baza e kësaj agjencie është në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Pakistani morri detyrën megjithëse nuk është nënshkruese e marrëveshjes për limitim të armëve bërthamore ndërsa dyshohet se është vendi i kontrabanduesve të armëve të tilla.

Irani dhe Koreja e Veriut shihen si vende të rrezikshme nga perëndimi, ndërsa besohet se të dy këto shtete kanë përfituar nga kontrabandimi i një rrjeti që udhëhiqet nga shkencëtari pakistanez, Abdul Kadir Kan, babai i bombës atomike pakistaneze.
XS
SM
MD
LG