Ndërlidhjet

Rusia kërkon që Kina e Japonia të arrijnë kompromis


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov iu ka bërë thirrje sot Kinës dhe Japonisë që “të arrijnë kompromis” derisa ato po kalojnë përiudhën më të rëndë të keqësimit të marrëdhënieve diplomatike.

Japonia sot ka njoftuar se do t’i kërkojë Kinës që të paguajë për dëmet që një anije e një peshkatari ju ka shkaktuar dy anijeve të rojeve bregdetare të Japonisë.

Në anën tjetër, Kina deri më tash disa herë ka kërkuar që Japonia është ajo që duhet të kërkojë falje për incidentin.
Ministri rus kërkoi nga dy vendet qetësim të situatës gjatë qëndrimit në Pekin ku ai së bashku me delegacionin që udhëhiqet nga Presidenti rus, Dmitry Medvedev po qëndron në Kinë për vizitë zyrtare.
XS
SM
MD
LG