Ndërlidhjet

Prokurorët amerikan e hetojnë vëllain e Karzait


Gazeta amerikane, “The Wall Street Journal” ka raportuar se një nga vëllezërit e Presidentit afgan, Hmamid Karzai është bërë cak i një hetimi kriminal të prokurorëve amerikan.

Hetimi ka për qëllim që të verifikoi nëse vëllai i Karzait mund të akuzohet për evazion taksash, reketim apo grabitje. Duke cituar zyrtarë amerikan që kanë preferuar të mbesin anonim, thuhet se fjala është për vëllain më të vjetër të Karzait, Mahmuud Karzai i cili është edhe nënshtetas amerikan.

Karzai thuhet se ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se prokurorët nuk do gjejnë ndonjë gjë. Deri më tash askush nuk ka pranuar të flas zyrtarisht për këto çështje, përfshi edhe zyrën e Presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG