Ndërlidhjet

Maqedoni: Opozita kritikon pushtetin


Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Opozita në Maqedoni kritikon pushtetin për dështimet e fundit për zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë. Sipas tyre, për kryeministrin Gruevski dhe partinë e tij, më me rëndësi është ruajtja e rejtingut sesa zgjidhja e kontestit dhe integrimi i vendit në strukturat euroatlantike.


Kreu shtetëror i Maqedonisë, presidenti Gjorgje Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski, kanë deklaruar se prioritet kryesor i Maqedonisë mbetet anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, porse ky prioritet, sipas tyre, po pengohet nga Greqia përmes vendosjes së vetos për anëtarësim në këto institucione ndërkombëtare.

Këto komente ata i kanë bërë ditëve të fundit në takimet e nivelit të lartë që kanë zhvilluar në Bruksel dhe Nju Jork. Por, vetë kreu shtetëror sa ka bërë për të realizuar, siç ka thënë, prioritetin kryesor të integrimit të vendit?

Partitë opozitare thonë se me veprimet e deritashme, është dëshmuar se përveç interesave partiake, pushtetit aktual nuk i intereson asgjë tjetër, ndërsa për të gjitha dështimet, fajin tenton t'ua hedhë partive opozitare për gjoja obstruksionin e procesit dhe mbrojtjen e pozicioneve greke.

Për Gruevskin asgjë nuk është konstruktive edhe kur heshtim nuk është konstruktive, pasi atëherë ankohet se nuk i kemi dhënë propozime, por kur japin, atëherë thotë se propozimet janë të papranueshme”.

“Gruevski është kryeministër, i cili në historinë e Maqedonisë ka rejtingun më të lartë të dhe ky rejting duhet të harxhohet për zgjidhjen e çështjeve të mëdha politike në shtet, pra, ai ka mandat të pakontestueshëm që të zgjidhë edhe çështjet si kjo e emrit”
, deklaron Stevçe Jakimovsko, zyrtar i lartë i Partisë Liberal-Demokrate në opozitë.

Radmilla Sheqerniska, zyrtare e LSDM-së, thotë se kryeministri ka dëshmuar se për të parësore nuk është integrimi i vendit, por ruajtja e pozicioneve të partisë së tij.

Derisa të jetë kështu, Sheqerinska thotë se nuk pret ndryshim të zhvillimeve rreth kontestit me Greqinë.

“Vetëm nëse kryeministri Gruevski vendos për herë të parë që në plan të parë t’i vë interesat shtetërore dhe jo ato partiake, atëherë mund të presim zhvillim thelbësor pozitiv. Derisa sa ai të kalkulojë me rejtingut e partisë së tij, për mundësitë në zgjedhje, është e pamundur të arrihet ndonjë zgjidhje në favor të Maqedonisë”.

“Është koha që Gruevski të ulet në tryezën e bisedimeve dhe t’i mbrojë ngjyrat e Maqedonisë, por kjo nuk mund të bëhet në kabinetin e Qeverisë”
, thotë Radmilla Sheqerinksa, deputete e LSDM-së dhe kryetare e Komitetit Nacional për Euro-integrime.

Pas prononcimeve të fundit të zyrtarëve shtetërorë nga Demokracia e Re, nuk presin zhvillime pozitive apo afrim të qëndrimeve për zgjidhjen e problemit rreth emrit.

“Duke pasur parasysh deklaratat e fundit që po jepen në opinion sa i përket politikës greke, duket qartë se kreu shtetëror është duke kërkuar përgjegjësinë diku tjetër dhe mundohet që në opinion të plasojë dezinformata, gjegjësisht, duke dashur ta përkujtojë të kaluarën po i shmanget përgjegjësisë që duhet ta mbajë për të ardhmen e Maqedonisë”.

“Por, gjithë ata që janë në poste udhëheqëse të shtetit, duhet ta dinë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”,
shprehet Arjanit Hoxha, zëdhënës i Demokracisë së Re.

Kryeministri Gruevski, përveç akuzave për mungesë të gatishmërisë për zgjidhjen e kontestit, së fundi akuzoi Greqinë edhe për qëndrime radikale në raport me Maqedoninë, ndërsa, këto qëndrime në forma të ndryshme mbështeten edhe nga opozita në Maqedoni, e cila, sipas Gruevskit, përmes qasjeve të këtilla tenton arritjen e pushtetit duke dëmtuar interesat shtetërore dhe nacionale të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG