Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri që punonte në objektin e Putinit


Agjencia e lajmeve ruse, RIA Novosti, ka raportuar për rrëzimin e një helikopteri në jug të vendit. Në këtë aksident 2 persona janë vrarë ndërsa ata merrnin pjesë në ndërtimin e një vendi sekret ku kryeministri rus, Vladimir Putin, do të kalonte pushimet.

Helikopteri Ka32 po transportonte materiale ndërtimi drejt një ashensori skijimi në malin e kaukazit ku edhe ndodhi rrëzimi i këtij helikopteri.

Lunaja Polijana, ku ka ndodhur aksidenti, zyrtarisht njihet si qendër e e kërkimeve shkencore mirëpo mediat opozitare në Rusi thonë se kremlini nuk ka penguar ndërtimin që bëhej dhe se Putini edhe më përpara ka kaluar pushimet aty.
XS
SM
MD
LG