Ndërlidhjet

Feith mirëpret vendimin e Sejdiut



Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka mirëpritur vendimin e z. Fatmir Sejdiu për dorëheqje nga posti i presidentit pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai kishte shkelur Kushtetutën duke mbajtur dy poste publike.

Feith ka thënë se reputacioni i Kosovës është forcuar me konfirmimin e sotëm se Kushtetuta e Kosovës është e fuqishme dhe institucionet e saj e respektojnë sundimin e ligjit.

“Unë jam konsultuar me Kryetarin e Kuvendit dhe e mirëpres gatishmërinë e tij që t’i kryejë përgjegjësitë e tij sipas Kushtetutës së Kosovës. Tani u bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve politik të tregojnë aftësi të udhëheqjes dhe të sigurojnë një tranzicion të lehtë të Presidencës” thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG