Ndërlidhjet

Sllovakia nuk përjashton ndryshimin e qëndrimit për Kosovën



Kryeministrja sllovake Iveta Radiçova nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të qëndrimit aktual të Sllovakisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, njoftoi agjencia sllovake SITA.

"Ne asnjëherë nuk kemi pohuar se qëndrimi ynë është i përhershëm", ka thënë Radiçova gjatë vizitës së fundit të ushtarëve sllovakë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Radiçova ka theksuar se gjithçka varet nga ajo se si do të zhvillohet dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
XS
SM
MD
LG