Ndërlidhjet

Ban Ki-mun shprehet i zhgënjyer me Izraelin për ndërtimet e kolonive



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka shprehur zhgënjimin e tij me refuzimin e Izraelit për ta zgjatur pezullimin e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Zëdhënësi i kreut të OKB-së tha se Ban gjithashtu ka shprehur shqetësime nga ato që i ka quajtur "veprime provokative që po ndodhin në teren".

Sot vazhduan ndërtimet në disa koloni në Bregun Perëndimor, pak pas skadimit të pezullimit 10 mujor.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u bëri thirrje palestinezëve që t'i vazhdojnë bisedimet paqësore, por lideri palestinez Mahmud Abas ka paralajmëruar se bisedimet mund të jenë "humbje kohe" nëse vazhdojnë ndërtimet.

Rreth gjysmë milionë hebrej jetojnë në më shumë se 100 vendbanime që janë ndërtuar praj vitit 1967 kur Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin.
XS
SM
MD
LG