Ndërlidhjet

Kushtetuesja: Në Rahovec të mbahen zgjedhjet


Gjykata kushtetuese i ka kthyer përgjigje kërkesës së tashmë ish Presidentit të Kosovës për të sqaruar rastin e dorëheqjes së kryetarit të Rahovecit, Qazim Qeska.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerëson se “dorëheqja e cilitdo kryetar komune është përfundimtare dhe i jep fund mandatit të kryetarit të komunës.”

“Pasojat kushtetuese të veprimit të tillë janë shpallja e zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës për të siguruar që qytetarët kanë të drejtë për zgjedhje të lira dhe të drejta në themelimin e vetëqeverisjes së tyre lokale”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese.
XS
SM
MD
LG