Ndërlidhjet

logo-print

Hyseni/Zhbogar - BE t'i ofrojë perspektivë evropiane Kosovës


Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni dhe homologu i tij slloven, Samuel Zhbogar, kanë biseduar në Nju Jork për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajon.
Duke folur për bisedimet eventuale Kosovë – Serbi, ministri Hyseni ka thënë se ato nuk do të prekin çështjen e statusit, por vetëm ato çështje që do të lehtësonin jetën e qytetarëve të vendeve dhe ka shtuar se është me rëndësi që Kosova të ketë mbështetje të BE-së, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.
Ministri slloven është angazhuar për fillim të dialogut dhe ka premtuar se Lubjana në BE do të mbështetë qëndrimin se Kosovës duhet t’i ofrohet perspektiva evropiane.
XS
SM
MD
LG