Ndërlidhjet

Kalon moratoriumi, zhgënjehen SHBA-të


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur zhgënjim për kalimin e moratoriumit izraelit për ndërtimin e vendbanimeve dhe kanë kumtuar se në rajon do të dërgojnë emisarin për Lindjen e Mesme Xhorgj Miçel (George Mitchell), ka bërë të ditur Stejt Departamenti.
“Jemi të zhgënjyer, por mbetemi të përqendruar në qëllimin tonë afatgjatë në rajon”, dhe ai ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me qëllim të arritjes së marrëveshjes paqësore, ka deklaruar zëdhënësi i diplomacisë amerikane Filip Krouli (Philip Crowley).
XS
SM
MD
LG