Ndërlidhjet

EULEX-i kryen bastisje në komunën e Skënderajt


Policia e Kosovës dhe Task Forca Anti-Korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), janë duke kryer bastisje në katër shtëpi private dhe në komunën e Skenderajt, në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale.

Njotimin e ka bërë të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

"Të dyshuar janë tetë persona, duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Skenderajt”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i.

Kryetar i komunës së Skënderajt është Sami Lushtaku, nga radhët e PDK-së.

Të dyshuarit, sipas njoftimit të EULEX-it, dyshohen për "keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe ushtrim i ndikimit".
XS
SM
MD
LG