Ndërlidhjet

Korea e Veriut mban takim të rëndësishëm lidershipi


Korea e Veriut do të mbajë sot atë që besohet të jetë takimin më të madh politik në tri dekadat e fundit.

Fuqitë rajonale janë duke e ndjekur nga afër këtë takim të partisë në pushtet - Partisë së Punëtorëve - për ndonjë shenjë të mundshme që do të dëshmonte për ndërrimin e politikave të këtij shteti.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, 68 vjeç, raportohet të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai i ka dhënë po sot të birit, Kim Jong-un, titullin e parë publik, duke e emëruar gjeneral.

Ky hap shihet si trasim rruge për ta përcaktuar atë si pasardhësin e mundshëm të liderit koreano-verior.

Kim Jong-un besohet të ketë lindur më 1983 ose 1984 dhe ekspertët thonë se ai është shumë i ri dhe i papërvojë për të udhëhequr vendin e tij.
XS
SM
MD
LG