Ndërlidhjet

Kapsulë shpëtimi për minatorët


Gërmimet tek vendi i shembur në minierë.

Gërmimet tek vendi i shembur në minierë.

Autoritetet në Kili kanë ndërtuar një kapsulë të posaçme për 33 minatorët që vazhdojnë të mbeten nëntokë që prej muajit gusht.

Kjo kapsulë tashmë ka arritur në minierën San Jose, me përmasat e sakta për ta futur një njeri brenda dhe për ta tërhequr nga nëntoka deri në sipërfaqe.

Ky mekanizëm, në vete përmban edhe tre kuti ajër të kompresuar, duke mundësuar kështu frymëmarrjen për 90 minuta.

Sipas autoriteteve në Kili, kjo do të mjaftojë për rrugëtimin 15-20 minutësh nga nëntoka në sipërfaqe.


XS
SM
MD
LG