Ndërlidhjet

Shutanovac: Ushtria nuk përzihet në punën e telefonisë



Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, deklaroi se ushtria e Serbisë nuk do të përzihet në çështjet e telefonisë mobile në Kosovë.

"Në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës, Ushtria e Serbisë nuk mund të jetë e pranishme në Kosovë", tha Shutanovac gjatë vizitës në një kazermë në Novi Sad.

Ai vlerësoi se kjo çështje gjithsesi do të jetë temë e bisedimeve të mundshme Prishtinë-Beograd, dhe shtoi se ministria e Mbrojtjes do të marrë pjesë në bisedimet mbi çëlshtjet teknike vetëm nëse ato kanë të bëjnë me mbrojtjen.

"Para së gjithash, çështjet e këtilla ne i diskutojmë me KFOR-in. Partneri ynë në këto bisedime nuk është Prishtina, por KFOR-i", ka thënë Shutanovac.
XS
SM
MD
LG